“A DO E VLERËSOJE PA INATE NË DWTS?” Ronaldo Sharka flet për Olta Gixharin: Besoj se do tregohet… – AlpeGossip
“A DO E VLERËSOJE PA INATE NË DWTS?” Ronaldo Sharka flet për Olta Gixharin: Besoj se do tregohet…

“A DO E VLERËSOJE PA INATE NË DWTS?” Ronaldo Sharka flet për Olta Gixharin: Besoj se do tregohet…

Moderaratori i njohur, Ronaldo Sharka, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ai u ka kërkuar atyre që t’i bëjnë pyetje rreth “Dancing With The Stars”, ku do të jetë konkurrent.

“10 pyetjet më pikante për Dancing, marrin përgjigje brenda 24 orëve meqë nuk kam dhënë asnjë intervistë”, ka shkruar ai në një postim në “Instastory”, ku ka lënë edhe kutinë për t’i bërë pyetjet

Duke qenë se në jurinë e spektaklit më të madh të kërcimit është aktorja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari, një ndjekës e ka pyetur:

“A mendon se ka me të vlerësuar Olta pa inate që ka pas me ty”.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri iu përgjigj fansit, duke thënë se “BBVIP ka mbaruar më 6 maj”. Ronaldo shtoi se me Oltën nuk ka pasur asnjë raport pas përfundimit të reality show-t, as të mirë dhe as të keq.

“BBVIP është finalizuar më 6 maj. Me Oltën nuk kam pasur kurrë raport pas Big-ut, as të mirë e as të keq. DWST është një kapitull i ri për të gjithë ne, pra nga e para për një garë të re. Unë besoj që do tregohet profesioniste (besoj unë). Pastaj unë nuk jam në garë me Oltën dhe me askënd, jam në garë me VETEN. Kam shumë sfida me veten, dua t’i fitoj këto sfida”.