“TI SHTIRESH SIKUR VDES PËR LUIZIN…”/ Olta e thotë hapur mendimin e saj për Kiarën. Moderatorja e injoron – AlpeGossip
“TI SHTIRESH SIKUR VDES PËR LUIZIN…”/ Olta e thotë hapur mendimin e saj për Kiarën. Moderatorja e injoron

“TI SHTIRESH SIKUR VDES PËR LUIZIN…”/ Olta e thotë hapur mendimin e saj për Kiarën. Moderatorja e injoron

Katër të nominuarit e kësaj jave, Kiara, Olta, Kristi dhe Qetsori kanë darkuar së bashku ku kanë folur gjerë e gjatë dhe kanë shprehur opinionet që kanë për njëri-tjetrin.

Gjatë darkës aktorja ia ka thënë në sy Kiarës mendimin që ajo ka në lidhje me raportin e moderatores me Luizin. Sipas saj, Kiara po e “përdor për lojë” këngëtarin dhe se po shtiret me të.

“Aman o kiara se edhe ti Luizin për lojë e përdore po hë, nuk më duket se e do aq shumë. Më vjen keq të ta them seriozisht, ta them kështu me të qeshur. Po ndenje më shumë këtu do dekompozohesh, kështu që ik Kiara më mirë se nuk e përballon dot gjithë këtë shtirje që po bën këtu. Je shumë e shtirur vërtet! Po kur bën sikur vdes për Luizin? Aman kur bën sikur vdes për Luizin, që vetëm e përdor vetëm për lojë. Jeni përshtatur mirë me njëri-tjetrin, por nuk keni gjë të përbashkët. Si ka mundësi që i del vetëm kundër? Ke fillur ti vëhesh fuqishëm kundër”-u shpreh Olta..

Ndërsa moderatorja i tha Oltës se “është mendimi i saj”, ku dhe nisi të qeshte dhe të ironizonte fjalët e saj.

“Po unë me hernie, me shpinë, ça përdor unë? Është mendimi jot. Hajde bëjmë një bisedim tjetër”, tha Kiara.