“STREHIM DHE USHQIM PËR TË GJITHË”/ Capital T në ndihmë të të prekurve nga tërmeti (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“STREHIM DHE USHQIM PËR TË GJITHË”/ Capital T në ndihmë të të prekurve nga tërmeti (FOTO+VIDEO)

“STREHIM DHE USHQIM PËR TË GJITHË”/ Capital T në ndihmë të të prekurve nga tërmeti (FOTO+VIDEO)

Shumë personazhe të njohur të Shoëbizit, kanë ofruar ndihmën e tyre të pakushtëzuar për të gjithë të prekurit nga lëkundjet e tërmetit që sot tronditën rëndshëm Shqipërinë. Dëmët janë të tmerrshme, shumë persona kanë hum bur jetën e të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Reperi i njohur Capital T është një ndër personazhet publikë, që ka ofruar ndihmën e tij në këtë ditë të vështirë për shqiptarët. Ai ka ofruar strehim falas në Prishtinë, për të gjithë të prekurit, duke përfshirë ushqimin e çdo gjë tjetër të nevojshme.

“Jemi shumë të prekur nga fatkeqësia që ka ndodhur në Shqipëri. U bëj apel të gjithë miqve të mi që kanë nevojë me një numër të caktum të limitum, jeni të mirëseardbur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet të hequra, strehim dhe çdo gjë tjetër që ju duhet. Jemi me ju deri në momentin e fundit. Zoti ju ndihmoftë”, është shprehur Capitali në një video njoftuese të postuar në profilin e tij të Instagramit.

KONTAKTONI në +383 45 505 399 për ndihmë.