OLTA E VENDOSUR TË DALË NË NOMINIM ME KIARËN/ Luizi këshillon aktoren: Mos u dorëzo – AlpeGossip
OLTA E VENDOSUR TË DALË NË NOMINIM ME KIARËN/ Luizi këshillon aktoren: Mos u dorëzo

OLTA E VENDOSUR TË DALË NË NOMINIM ME KIARËN/ Luizi këshillon aktoren: Mos u dorëzo

Teksa Olta Gixhari kërkon që të dalë në nominim kokë më kokë me Kiara Titon, Luiz Ejlli i thotë që të ketë kujdes se ajo nuk e mposht dot atë. Sipas tij, ajo nuk mund të fitojë në këtë nominim pasi është ajo kundër Kiarës dhe tij.

Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i thotë aktores që të mos dorëzohet, pasi ka banorë të tjerë që meritojnë që të dalë para saj. Luizi i tha Oltës që të lërë Qetsorin dhe Kristin që të dalin në nominim kokë më kokë, e këtë ta bëjë për fansat e saj.

Por në fund pasi e pa që Olta donte të dilte në nominim kokë më kokë me Kiarën, ai tha ‘uroj të dilni bashkë, e uroj me shpirt’.

“Në dasht i madhi Zot, po ta them me shpirt unë kam dashur me të heq nga shtëpia. Ishalla dilni ju të dyja dhe po ik e na le rehat se na mërzite”, tha në fund këngëtari i njohur.

Pjesë nga biseda:

Luizi: A the do me ikë?

Olta: Nuk rri dot më këtu

Luizi: Kaq shumë të rren mendja se mundesh ti kokë me dy koka të rrish në shtëpi ti

Olta: Pse? Kush ta tha ty këtë?

Luizi: Ti

Olta: Kur?

Luizi: Tani

Olta: Si ta thashë?

Luizi: A do me dalë kokë më kokë me Kiarën?

Olta: Po ore, pse jo

Luizi: Nuk je kokë më kokë, je kokë me dy koka

Olta: Po punë e madhe, le të dal, ça do bëj këtu, të rri të duroj ty

Luizi: Rri o budallaqe

Olta: Do qash kur të dal unë?

Luizi: Ku do ikësh? Po janë 14 veta, me dalë ti e me nejt Antoneta, a seriozisht e ke

Olta: Po të dal, ça të rri dhe 2 muaj të tjerë

Luizi: 2 muaj, 2 vjet sa të zgjasë