"MUND TA PUTHËSH NUSEN"/ Kjo video po bën xhiron e rrjetit - AlpeGossip
“MUND TA PUTHËSH NUSEN”/ Kjo video po bën xhiron e rrjetit

“MUND TA PUTHËSH NUSEN”/ Kjo video po bën xhiron e rrjetit

Po bën xhiron e rrjetit sot kjo video ku një burrë i punon një rreng shokut të tij ditën e dasmës. David Hofmann, po priste të shihte bashkëshorten e tij të ardhshme Brianne Dennis të veshur me fustanin e bardhë, por ajo e kishte ndërruar vendin me shokun e tij Timmy Horton.

I veshur me fustanin e bardhë dhe me vello Timmy priste dhëndrin të kthehej. Me t’u kthyer David shpërtheu në të qeshura kur pa shokun e tij.

“Në atë moment isha nervoz. Po përpiqesha të qetësohesha sepse do shihja nusen me fustanin e bardhë për herë të parë. Po prisja të shihja Brianne por më doli Timmy. Ne e duam shumë njëri-tjetrin por jo në atë kuptim”, u shpreh David.

Kjo ishte një shaka që i kishin bërë miqtë Davidit i cili më pas u kurorëzua në martesë me Brianne Dennis.