Ermal Mamaqi paska qenë king i vogël, por ai mendon se duket si “okllai” (FOTO) – AlpeGossip
Ermal Mamaqi paska qenë king i vogël, por ai mendon se duket si “okllai” (FOTO)

Ermal Mamaqi paska qenë king i vogël, por ai mendon se duket si “okllai” (FOTO)

Ndonëse së fundi, Ermal Mamaqi po përballet me disa probleme në lidhje me emisionin e tij që nuk do të jetë më në prime time në tv Klan,  moderatori duket shumë i qetë.

Të paktën këtë vumë re në një postim në Instagram, ku Ermali duket shumë nostalgjik. Ai ka kujtuar vitet ’90, fëmijërinë e tij dhe shoqërinë e vjetër me një foto shumë të këndshme.

Ermali bashkë me shokët Flori, Bona, Arbër dhe Rezi, shihen duke luajtur me top, një formë e bukur argëtimi ndryshe nga sot që fëmijët kanë Instagram, shkruan ai.

Ndjekësit kanë reaguar menjëherë dhe kanë komentuar pamjen e moderatorit. Balerini Ilir Shaqiri mendon se Ermali ka qenë shumë king dhe këtë ia thotë në një koment:

“Ermal Mamaqi paske qenë king mer çon”.

Por moderatori ka një tjetër mendim për veten, që duket “si okllai”.

Nëse nuk arrini ta njihni, Ermali është i treti në radhë i veshur me një golf në ngjyrë gri dhe të kuqe.