Më 28 Janar, çifti shumë i dashur për publikun, Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Noah.
Sot janë bërë 5 muaj që nga dita e tij e lindjes dhe Fatma ka publikuar në Instagram foton më të ëmbël familjare. Si ajo, ashtu dhe Aflio e Noah kanë veshur bluza të personalizuara, tek të cilat shkruhet “Mami”, “Babi”, “Noah”.
“5 muaj në një foto”, ka shkruar Fatma krahas fotos, në të cilën e ka mbuluar me një zemër portetin e të birit.