PASI E OFENDOI PUBLIKISHT/ Donald Trump përpiqet të sqarojë situatën me Meghan Markle – AlpeGossip
PASI E OFENDOI PUBLIKISHT/ Donald Trump përpiqet të sqarojë situatën me Meghan Markle

PASI E OFENDOI PUBLIKISHT/ Donald Trump përpiqet të sqarojë situatën me Meghan Markle

Momentalisht, Donald Trump dhe familja e tij ndodhen në Londër për një vizitë në familjen mbretërore. Gjatë qëndrimit të tij atje, Donald ofendoi rëndë Meghan Markle, duke e quajtur atë ‘të pisët’, pasi dëgjoi për deklaratat e dukeshës në vitin 2016. Pasi këto lajme pushtuan portalet, Donald po përpiqet të sqarojë situatën tek Piers Morgan, duke thënë se gjërat nuk janë ashtu siç janë shkruar dhe se ai ishte shprehur për Meghan se veprimet e saj ishin të tilla, jo ajo vetë. Sipas ‘People’, Trump ishte përpjekur të fliste për të gjithë situatën me Princ Harry, por kjo gjë nuk kishte ndodhur. “Nuk folëm për këtë temë. Unë isha gati ta bëja, sepse u transmetua në një mënyrë jo të vërtetë”, u shpreh presidenti për Morgan. Ai gjithashtu tha se Meghan po bën një punë të mirë. “Shpresoj ta shijojë jetën e saj. Mendoj se është shumë e mirë”, përfundon ai. Familja mbretërore apo vetë Meghan nuk ka bërë asnjë reagim për këto deklarata dhe mesa duket, dukesha nuk ka ndërmend të bëjë asgjë tjetër përveç se të shijojë ditët e saj të pushimeve me vogëlushin Archie