PSE NUK MA UROVE DITËLINDJEN? Moderatorja na habiti me reagimin e saj ndaj fanses (FOTO) – AlpeGossip
PSE NUK MA UROVE DITËLINDJEN? Moderatorja na habiti me reagimin e saj ndaj fanses (FOTO)

PSE NUK MA UROVE DITËLINDJEN? Moderatorja na habiti me reagimin e saj ndaj fanses (FOTO)

Luana Vjollca përveçse është një moderatore shumë e pëlqyer nga publiku, është gjithashtu një këngëtare e cila po korr sukses me bashkëpunimet e publikuara.

Rikujtojmë se para pak javësh bukuroshja hodhi në tregun muzikor këngën “Sonte” për të cilën bashkëpunoi me këngëtarin Ramadan Krasniqi.

Luana numëron shumë ndjekës në llogarinë e saj dhe po ashtu edhe shumë fansa. Lidhur me këto të fundit, së fundmi na ka bërë përshtypje një koment i moderatores.

“Pse nuk ma urove ditëlindjen që e pata para një jave?”- i ka komentuar  një nga fanset Luanës.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Më fal, po punoj fort me projekte të reja e koha s’po më premton të jem shpesh në Instagram. Por ju e dini sa shumë iu dua!”- është kundërpërgjigjur Luana.

Po mos ta dinim që moderatorja ka replikuar me një nga fanset, do mendonim se ajo i është drejtuar një personi shumë të afërt.

Falë reagimit të saj kuptuam që ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me fansat dhe rrallë ndodh që personazhet e njohur publikë t’u përgjigjen me kaq shumë dashuri e zemërgjerësi personave që i adhurojnë…