“JE RREZJA E DIELLIT”/ Sokol Balla ka një dedikim të veçantë për vajzën e vetme që e bën të qajë (FOTO) – AlpeGossip
“JE RREZJA E DIELLIT”/ Sokol Balla ka një dedikim të veçantë për vajzën e vetme që e bën të qajë (FOTO)

“JE RREZJA E DIELLIT”/ Sokol Balla ka një dedikim të veçantë për vajzën e vetme që e bën të qajë (FOTO)

Sokol Balla është shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për dy vogëlushët e tij! Por ditën e sotme, e ka bërë një përjashtim pasi vogëlushja e e tij Belen feston ditëlindjen. Në profilin e tij në “Instagram”, gazetari ka publikuar tre imazhe të ëmbla së bashku me vajzën, duke rrëfyer periudha të ndryshme të jetës.

Sokol Balla shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushen në javët e para pasi kishte ardhur në jetë, ndërsa tregon se sot është rritur dhe i mban kapur duart e saj. Gazetari shqiptar ka zgjedhur disa nga vargjet e këngës së “You are my Sunshine Original” të këngëtarit Johnny Cash, për të uruar të bijën, duke i përshtatur në këtë ditë të veçantë.

“Ti je rrezja e diellit, e vetmja rreze dielli për mua. Më bën të lumtur, më bën të qesh, më bën krenar, më bën të qaj. Jam babai yt dhe të dua deri në pafundësi, një million herë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Belen”, shkruan Sokoli për ditëlindjen e të bijës.

Më herët në një intervistë, Sokol Balla shpjegoi edhe emrat e fëmijëve dhe tregoi se Kolin dhe Belen janë shkurtimet e emrit të tij dhe ish-bashkëshortes Belinda: Kolin dhe Belen.