I propozoi në Maldive, Zaimina zbulon çmimin marramendës të unazës me diamant – AlpeGossip
I propozoi në Maldive, Zaimina zbulon çmimin marramendës të unazës me diamant

I propozoi në Maldive, Zaimina zbulon çmimin marramendës të unazës me diamant

Vitin e kaluar, ditën e Shën Valentinit, Zaimina i habiti të gjithë kur papritur gjatë pushimeve në Maldive postoi një foto ku tregonte unazën duke zbuluar kështu se partneri i saj Klodi i kishte propozuar. “Gjithçka që dua”, shkruante këngëtarja.

 

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatori Ermal Mamaqi e pyeti Zaiminën ku e kishte unazën teksa ajo tregoi se e ka hequr për disa kohë për shkak të Khloe-t dhe se gjatë shtatzënisë gishtat i ishin fryrë.

 

E pyetur sa kushton ajo unazë, Zaimina u përgjigj duke qeshur: “Eh edhe nëse ka bërë 10 mijë, Klodi më ka thënë 20 është e sigurt”.