Këngëtarja shqiptare bën “xing” me fustanin 3185 € të Arbana Osmanit (FOTO) – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare bën “xing” me fustanin 3185 € të Arbana Osmanit (FOTO)

Këngëtarja shqiptare bën “xing” me fustanin 3185 € të Arbana Osmanit (FOTO)

Femrat janë shumë të fiksuara pas veshjeve dhe dëshira e tyre gjithmonë është që ato të jenë unike në atë se çfarë veshin. Në momentin që shikojmë se dikush ka veshur të njëjtat veshje me ne, nuk është se na pëlqen aq shumë, por kur janë të bukura të gjithë i duan.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me Arbana Osmanin dhe këngëtaren e njohur nga Kosova, Morena Taraku. 2 vite më parë moderatorja e njohur në një nga programet e saj veshi një fustan të zi, me vija gold. Aso kohë të gjithë na pëlqeu pa masë ky fustan dhe nuk kishte si të mos e fiksonim.

Mirëpo dje Morena Taraku ka publikuar dy foto në “Instagram” ku shfaqet e veshur me të njëjtin fustan si të Arbanës. Rastësi apo jo kjo zgjedhje e këngëtares, nuk e dimë, por kjo na bëri kuriozë të zbulojmë çmimin e tij.

 

Ky fustan i përket firmës “Balmain” dhe kushton plot 3185 €.

Të gjithë do ta dëshironim ta kishim në gardërobën tonë, por jo të gjithë kemi mundësinë ekonomike të vajzave. Është aq i bukur sa me shumë mundësi në vitet e ardhshme do t’ia shohim dhe personazheve të tjerë.