Dikur e tallnin të gjithë, por ja pse sot këmbët e saj janë më të pëlqyerat (FOTO) – AlpeGossip
Dikur e tallnin të gjithë, por ja pse sot këmbët e saj janë më të pëlqyerat (FOTO)

Dikur e tallnin të gjithë, por ja pse sot këmbët e saj janë më të pëlqyerat (FOTO)

Ndoshta për shumëkënd mund të duket e pabesueshme por kjo modele ka këmbë plot 1.08 m.
Modelja suedeze ka grumbulluar mbi 150 000 ndjekës në Instagram falë këmbëve të saj shumë të gjata.

Nëna e dy fëmijëve, Ia Ostergren poston foto ku nxjerr në pah këmbët e saj 108 cm të gjatë.

Ajo është vetë 178 cm e gjatë dhe bashkëshorti i saj ka po të njëjtën gjatësi, por sigurisht me këmbë më të shkurtra.

Bjondia thotë se gjymtyrët kanë qenë shkaku i talljeve nga shoqet e klasës kur ishte e vogël dhe kjo gjë e çoi në depresion.

Vetëm në vitin 2013, kur nisi të merrej me sport, ajo nisi të dashuronte trupin e saj.

Këmbët e saj janë shumë të pëlqyera, sidomos në Rusi. Për këtë arsye, në postimet në Instagram ajo përdor edhe gjuhën ruse.