KORONAVIRUSI/ Jo të gjithë e kanë problem izolimin, Liberta Spahiu: Jam si tip shpellare… (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Jo të gjithë e kanë problem izolimin, Liberta Spahiu: Jam si tip shpellare… (FOTO)

KORONAVIRUSI/ Jo të gjithë e kanë problem izolimin, Liberta Spahiu: Jam si tip shpellare… (FOTO)

Moderatorja e njohur Liberta Spahiu ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte për programin “Rudina” në Tv Klan. Ajo është izoluar në shtëpi, si të gjithë, ama ka treguar se as në ditë nornale nuk i pëlqen të dalë shpesh.

Liberta u shpreh se është tip që i pëlqen të rrijë mbyllur ose të dalë me miqtë e saj të ngushtë në lagjen ku jeton.

“Sa i përket pjesës që jemi të izoluar dhe nuk kemi mundësi të dalim shpesh, unë nuk jam personi që dal shpesh edhe kur nuk ka qenë situatë e tillë.Jam një tip shpellare që rri mbyllur ose rri me shokët dhe  miqtë e mi të ngushtë këtu në lagjen ku këtu jetoj.

Për sa i përket veshjeve shyqyr që kemi Instagramin dhe Facebookun, edhe pse shumica e fytyrave publike dhe vajzave që merrem me televizion krejt çfarë bëjnë janë veshjet e reja që i blejnë dhe që i veshin, shumica e rasteve ndodh që i veshin për në Instagram.

Nuk është se ne kemi ndonjë eveniment, ose diçka që ndodh shumë shpesh në Kosovë dhe në Shqipëri që të kesh mundësi të vishesh çdo javë ose çdo dy javë”, u shpreh moderatorja.