“JEMI ENDE TË MARTUAR”/ Ish- partnerja e Stresit zbulon raportin që ruan me reperin: Komunikojmë shumë mirë – AlpeGossip
“JEMI ENDE TË MARTUAR”/ Ish- partnerja e Stresit zbulon raportin që ruan me reperin: Komunikojmë shumë mirë

“JEMI ENDE TË MARTUAR”/ Ish- partnerja e Stresit zbulon raportin që ruan me reperin: Komunikojmë shumë mirë

Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë një ndër çiftet më të perfolira në showbiz. Dyshja që patën një histori të gjatë ku madje e kanë kurorëzuar dashirinë e tyre edhe edhe në martesë. Ata i kanë dhënë fund marrëdhënies se tyre rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Por mese sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-partnerja e reperit ka folur gjatë një lidhje “Skype” me moderatorët ku ka folur në lidhje me raportin e mirë që bukuroshja mban ende me Stresin.

Ajo ka treguar se dhe pse janë të ndarë, dyshja qëndron ende të martuar me dokumenta. Modelja shtoi gjithashtu se ata nuk e kanë me nxitim për tu firmosur letrat e divorcit, madje çifti ruan ende një komunikim të mirë më njeri-tjetrin.

“Ne jemi ndarë nga njëri-tjetri. Por, jemi të martuar me dokumente. Duhet bërë divorci, por ka qenë unë duhet të vij për ta bërë, nuk kemi qenë asnjëri në Shqipëri, tani që ai është kthyer varet me gjyqet procedurat e gjërat e tilla. Por, është diçka që nuk e kemi marrë me urgjencë, ne komunikojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”.- u shpreh ajo.

Rikujtojmë se vite më parë, Kejsi bëri gjithë publikun për vete, teksa deklaronte dashurinë e saj të madhe për partnerin që ishte në burg. Edhe pse Stresi u arrestua me një femër në hotel, Kejsi jo vetëm e fali, por edhe e priti përgjatë muajve që ai qëndroi në qeli. Duke treguar për një dashuri të madhe, me anë të postimeve, deklaratave, fotove, ajo zbuloi se planet për të ardhmen e tyre vijonin, pavarësisht burgut dhe tradhtisë që e fali.