“DO ISHTE PERIUDHA MË E VËSHTIRË”/ Olta Gixhari zbulon pse nuk poston portretin e djalit (FOTO) – AlpeGossip
“DO ISHTE PERIUDHA MË E VËSHTIRË”/ Olta Gixhari zbulon pse nuk poston portretin e djalit (FOTO)

“DO ISHTE PERIUDHA MË E VËSHTIRË”/ Olta Gixhari zbulon pse nuk poston portretin e djalit (FOTO)

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për jetën e saj private.

Teksa po fliste për të birin, Olta u shpreh se ishte e sigurt se pa bërë 1 vjeç nuk do të postonte foto në rrjetet sociale, ku tregonte portretin e tij

“Tani Amar i ka bërë 1 vjeç por nuk do i ati. Tani duhet një kontratë të më paguash. Pse të dalë qyl, boll deli mami i vet në “Instagram” qyl. Kurdo që të vij, do vij shumë natyrshëm. Është shumë i bukur, është fëmijë shumë i bukur”, tha duke qeshur aktorja e dashur për publikun.

“Do kishte qenë periudha më e vështirë e

Gixhari u shpreh se ka qenë katër muaj shtatzënë kur ka shkuar në Spanjë dhe më pas e gjithë bota u mbyll për shkak të Covid-19.

“Mora një valixhe të vogël. Kam marrë biletën e fundit për atje. Për pak do kisha ngelur në Shqipëri. Do kishte qenë periudha më e vështirë e jetës sime nëse do më kishte kapur lockdown në Shqipëri”, tha Olta.

Kjo e fundit shtoi se periudha kur i gjithë vendi ishte i mbyllur, e ka ndihmuar që të qëndrojë më shumë me të voglin e saj.