“NUK E BULLIZUAM MJAFTUESHËM…”/ Ndjekësja bën deklaratën e papritur për Beatrix, ja përgjigjja e saj – AlpeGossip
“NUK E BULLIZUAM MJAFTUESHËM…”/ Ndjekësja bën deklaratën e papritur për Beatrix, ja përgjigjja e saj

“NUK E BULLIZUAM MJAFTUESHËM…”/ Ndjekësja bën deklaratën e papritur për Beatrix, ja përgjigjja e saj

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka ndarë ditën e sotme në llogarinë e saj në “Twitter”, shprehjen e komentit të saj të vjetër në postimin e Borës dhe Donaldit (kur ata u ritakuan brenda BBV ndërsa Beatrix ende nuk ishte bërë banore).

“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”- shkruan Trixa në postim.

Mirëpo ndjekësit nuk ishin shumë të lumtur, duke e kritikuar se po përdor diçka të pahijshme për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.

Madje një person ka shkruar për këngëtaren në “Twitter”:

Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm

Po ky koment nuk është lënë pa një përgjigje nga vetë Beatrix-i e cila ka thënë:

Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë nga ç’mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar

Nuk kemi pasur asnjë reagim direkt nga Donaldi apo Bora për të gjitha ngjarjet që ndodhën kësaj kohe, po ashtu Beatrix ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë publike.

Por, veprimet e fundit të Trixës tregojnë se ajo vazhdon të jetë e ‘shqetësuar’ nga dyshja Donald-Bora.

Rikujtojmë se Beatrix ka reaguar edhe një herë tjetër ndaj Bora Zemanit. Kjo e fundit publikoi një ‘screenshot’ ku duket fotoja e këngës, ndërkohë që titulli ishte “Nuk jam si ti”.

Beatrix Ramosaj nga ana tjetër bëri një postim shumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njoftoi publikimin e një kënge të re me titull “As unë si ti”, e cila do të publikohej në të njëjtën orë si kënga e Borës.