“KËNGA MAGJIKE”/ Surprizat që pritet të sjellë edicioni që starton SOT. Nga votimi tek… – AlpeGossip
“KËNGA MAGJIKE”/ Surprizat që pritet të sjellë edicioni që starton SOT. Nga votimi tek…

“KËNGA MAGJIKE”/ Surprizat që pritet të sjellë edicioni që starton SOT. Nga votimi tek…

Këtë vit “Kënga Magjike” zhvillon edicionin e 20-të saj.
Siç u lajmërua ende pa nisur ky edicion do të përmbante supriza të shumta si në skenografi, këngë e prurje të reja të artistëve.

Si fillim u lajmërua se në “Këngën Magjike” përveç Arditit, pranë tij do të prezantonin edhe dy bukuroshet e ekranit Bora Zemani dhe Klaudia Pepa e cila prej kohësh jeton e shijon suksesin e fituar në Itali. Së fundmi gjithashtu ajo ka treguar se ka marrë nga Italia edhe 2 balerinë të trupës së “Amicit”.

Si me pikatore Arditi prej ditësh ka zbuluar një e nga një suprizat dhe e rradhës ishte se ai do të këndonte me vajzën e tij Anën e cila mesa duket do të ndjeki të njëjtën rrugë si babai i saj.


Artistët si gjithnjë ishin të shumtë, e këtë vit mund të themi pa e menduar dy herë se në “KM” u mblodh e gjith “ajka” e tyre. Rëndësi e veçantë iu kushtua më së shumti atyre që kishin bërë mungesa si: Flori Mumajesi, Mc Kresha, Ronela Hajati, Rozana Radi etj.

Gjithashtu duhet përmendur se mes këngëtareve konkurues do të ketë edhe nga ata me kombësi italiane.

Gjithashtu këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, në këtë edicion do të shohim tre çifte të cilët i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre por që skena do i bëjë sërish bashkë.

Një risi tjetër është se publiku do ketë të drejtën e votës, me kartonat jeshil dhe të kuq, njejtë si juria. Sigurisht që kjo do jetë vetëm për kategorinë e të rinjve dhe publiku do të gjykojë në bazë të preferencave të tyre.

Për sa i përket skenografisë, edhe pse vitet e mëparshme ishte në nivelin e duhur, këtë vit ka akoma më shumë risi të reja aq sa kanë bërë të zvogëlohet edhe numri i spektatorëve, duke bërë të shiten më pak bileta.
Megjithatë duket se edhe gjatë netëve në vijim surprizat do të jenë të shumta.

 

E vetmja gjë që dihet me siguri, është që gara mes konkurentëve është më e forta që ka qenë ndonjëherë.

Përgatiti: AlpeNews.al