ROZA LATI FILLON PËRGATITJET E SEZONIT TË RI/ Ja cilat do të jenë risitë e emisionit – AlpeGossip
ROZA LATI FILLON PËRGATITJET E SEZONIT TË RI/ Ja cilat do të jenë risitë e emisionit

ROZA LATI FILLON PËRGATITJET E SEZONIT TË RI/ Ja cilat do të jenë risitë e emisionit

 Pas pushimeve fantastike duket se Roza Lati është rikthyer më energjike se kurrë këtë sezon të ri televiziv.


Edhe pse nuk kishte dhënë shumë detaje gjatë kësaj kohe, moderatorja sapo njoftoi se shumë shpejt do ta rishohim në ekran me emisionin e saj “Why Not”.
“Mezi po pres”- shkruan Roza në postimin e saj në Instagram, duke bërë me dije se tani emisionin e saj do ta shohim në “Ora News” çdo të dielë në orën 19:00.

Ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnin Rozën çdo të shtunë në  orën 22:30 tani duket se Roza ka preferuar të vijë afër publikut të dielën.

Megjithatë ajo nuk ka zbuluar më shumë, duke lënë surprizë nëse do të ketë ndryshime të reja ky sezon i “Why Not” apo jo. Na mbetet të presim deri puntatën e parë dhe t’i urojmë suksese Rozës në këtë sezon.