Je që je pushim sot, pse nuk bën panine vetë? Kjo receta është fantastike. Me tre faza – AlpeGossip
Je që je pushim sot, pse nuk bën panine vetë? Kjo receta është fantastike. Me tre faza

Je që je pushim sot, pse nuk bën panine vetë? Kjo receta është fantastike. Me tre faza

Përbërësit bazë që do të të duhen për të bërë fanine me fara janë: 500 gr miell, 200 gr ujë, 100 gr qumësht, 1 lugë vaj ulliri, 1 kub maja birre, 1 lugë kripë, 1 vezë e rrahur, fara lulqkuqeje, susami, lini, luledielli, letër kushine. Të gjithë përbërësit duhen në temperaturë ambienti.

Faza e parë

Hidh miellin në një enë, krijo një vrimë në mes dhe hidh majanë. Në muret anash hidh kripën, pa e bashkuar me majanë, sepse e vret (eh, po, majaja është e gjallë). Nëse të duket e pamundur shkrije në qumësht majanë dhe bjeri shkurt. Shto vajin, ujin dhe fillo punoje me duar. Pastaj hiqe nga ena dhe hidhe mbi tavolinë. Këtu duhet punë serioze për 10 minuta. Kur të jetë elastike dhe të shkëputet nga duart, vendose prapë në enë dhe mbuloje me një pecetë të pastër e të lagur. Lëre të pushojë për 45/60 minuta (nëse është shumë ngrohtë, lëre 30 minuta). Brumi duhet të dyfishojë volumin.

Faza e dytë

Pasi brumi të ketë ardhur, shfryje me delikatesë dhe fillo të formosh paninet. Tepsinë duhet ta kesh gati, të mbuluar me letër kuzhine. Vendosi paninet në tepsi, por ler hapësirë sepse para se të piqen, duhet të dyfishohen sërish. Lyeji përsipër me një vezë të rrahur dhe hidh përsipër farat. Lëri të vijnë për 45/60 minuta të tjera. Ndërkohë ti mund të bësh një shëtitje, të vësh një lavatriçe, të bësh ca muhabet në telefon me shoqen, të zihesh me burrin ose me mamin.

Faza e tretë

Kur paninet të kenë ardhur, ngroh furrën në 250° C dhe vendos brenda një enë me ujë që të ketë lagështi. Fut tepsinë dhe ule nxehtësinë në 200° C. Piqi për 10/15 minuta. Pasi t’i nxjerrësh me atë ngjyrën e artë, hiqi menjëherë nga tepsia dhe vendosi në një bazë druri për t’u ftohur. Kaq ishte. Duhet pak kohë, por janë të thjeshta dhe shuuumë të shijshme. Edhe dita e pushimet nuk do të të duket e shkuar dëm.