NDIHET I LËNDUAR…/ Rob Kardashian reagon për tradhtinë e Tristan Thompson ndaj motrës së tij – AlpeGossip
NDIHET I LËNDUAR…/ Rob Kardashian reagon për tradhtinë e Tristan Thompson ndaj motrës së tij

NDIHET I LËNDUAR…/ Rob Kardashian reagon për tradhtinë e Tristan Thompson ndaj motrës së tij

Lajmi i tradhtisë së Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e gjithë audiencës. Ndonëse familja ‘Kardashian-Jenner’ zgjodhi mos të reagojë, ka qenë vëllai i Khloe Kardashian, Rob Kardashian i cili është shprehur se është shumë i zhgënjyer nga veprimi i Thompson.

Ai mendon se Tristan i ka ofruar shumë pak motrës së tij dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Khloe për t’i ofruar asaj ndihmën dhe suportin e vet.

 

Rob ndihet i lënduar nga kjo situatë sepse mendon se përveç Khloe-s është lënduar dhe Kylie, bashkë me gjithë familjen.

Kujtojmë se Tristan e tradhtoi partneren e tij Khloe Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, e cila i ka kërkuar dëshpërimisht falje familjes së famshme, por ata kanë zgjedhur mos të kthejnë asnjë përgjigje.