“NË FAMILJE KAM QENË MË I PARËNDËSISHMI”/ Habit këngëtari shqiptar – AlpeGossip
“NË FAMILJE KAM QENË MË I PARËNDËSISHMI”/ Habit këngëtari shqiptar

“NË FAMILJE KAM QENË MË I PARËNDËSISHMI”/ Habit këngëtari shqiptar

Këngëtari i njohur i hitit “Ti dhe Unë”, Dren Abazi gjithmonë është mbajtur si një ndër këngëtarët më simpatik i cili ka arritur të tërheq përherë vëmendjen e mediave dhe të publikut me jetën e tij private dhe muzikën

Së fundmi, Dreni ka qenë  pjesë e një interviste për Revistën Who ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij personale dhe planet për të ardhmen. Teksa ka rrëfyer më shumë për familjen e tij dhe marrëdhënien me motrën dhe vëllain, Dreni ka habitur teksa ka rrëfyer se gjothmonë ka qenë më i parëndësishmi në familje karshi tyre.

“Me të dy kam lidhje të ngushtë dhe kujtime të shumta. Normalisht Arti është 3-4 vite më i madh se Rina dhe me të kam kaluar mbase më shumë kohë. Gjithsesi mendoj që Arti dhe Rina kanë një lidhje me njëri-tjetrin shumë më intensive se sa me mua. Unë si fëmija më i madh në familje mendoj që gjithmonë kam qenë me i parëndësishëm karshi tyre.”, përfundon Dreni.