MIQTË FLASIN PËR KRIZË MES ÇIFTIT/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë drejt ndarjes? – AlpeGossip
MIQTË FLASIN PËR KRIZË MES ÇIFTIT/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë drejt ndarjes?

MIQTË FLASIN PËR KRIZË MES ÇIFTIT/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë drejt ndarjes?

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë e grua, pavarësisht se ende nuk kanë ecur drejt altarit dhe nuk e kanë kaluar akoma muajin e mjaltit. Por një burim tregon për “Us Weekly”, se çifti po kalon një periudhë të vështirë me sfidat dhe problemet personale të Justin Bieber dhe nuk ka qenë e lehtë për to.

Një burim i afërt me miqtë e tyre është shprehur se janë të shqetësuar për marrëdhënien e tij me Hailey-n, pasi kanë ende probleme me çështjen e besimit dhe është një kohë e vështirë për ta.

“Ai ende dëshiron dhe ka nevojë që ajo të jetë bashkëshortja e tij dhe ajo dëshiron ta mbështesë atë. Por është e vështirë kur ai po kalon gjithë këtë”, tha burimi.

Nga ana tjetër Justin dhe Hailey mësohet se janë përkushtuar për ta zgjedhur situatën.

“Ajo nuk do ta lërë Justin dhe as ai. Ajo e ka përkrahur shumë gjatë gjithë këtij procesi”, tha një tjetër burimi.