Lënë pas zënkat/ Dafina dhe Noizy së shpejti në një bashkëpunim (FOTO) – AlpeGossip
Lënë pas zënkat/ Dafina dhe Noizy së shpejti në një bashkëpunim (FOTO)

Lënë pas zënkat/ Dafina dhe Noizy së shpejti në një bashkëpunim (FOTO)

Dikur dyshja e showbizit shqiptar ziheshin me njëri-tjetrin. Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy nuk kishin aspak një marrëdhënie të mirë dhe nuk mungonin as diset. Madje në këngën “Na jena OTR”, Noizy shante Ledrin dhe Dafinën por duket se këto probleme janë sheshuar.

Ledri dhe Noizy sot janë bërë miq të mirë dhe me Dafinën gjithashtu. Madje Daffy dhe Zini po sjellin një bashkëpunim. Këngëtarja publikoi në Instastory një foto ku shfaqej krah Noizyt, teksa i kishte hedhur krahët mbi shpatulla, në përshkrimin e të cilës shkruante “A mdon mu, A don Noizyn”.

Por nëse keni qenë të vëmendshëm dhe keni parë postimin e reperit vetëm para disa javëve do të kishit lëxuar edhe 9 tituj këngësh. Shkrimi i Dafinës përkon me titullin e njërës prej këngëve. “A don love, A don sex” mendohet se do të quhet bashkëpunimi i parë mes Dafinës dhe Noizyt.