NUK I FOLI KUR ISHTE NË TUALET/ Kiara e mërzitur me Luizin: Të dukem gjë shtyllë? Nuk do merrem me… – AlpeGossip
NUK I FOLI KUR ISHTE NË TUALET/ Kiara e mërzitur me Luizin: Të dukem gjë shtyllë? Nuk do merrem me…

NUK I FOLI KUR ISHTE NË TUALET/ Kiara e mërzitur me Luizin: Të dukem gjë shtyllë? Nuk do merrem me…

Duket se mëngjesi i sotëm nuk ka nisur mirë për çiftin e “Big Brother VIP2”, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Kësaj të fundit i ka ngelur hatri me këngëtarin, e cila nuk i foli teksa ndodhej në tualet.

Kiara ndodhej së bashku me disa vajza të tjera në tualet kur aty kalon Luizi dhe thotë vetëm ‘mirëmëngjes’. Kaq ka mjaftuar që Kiara të mërzitej me Ejllin.

Teksa iu bashkua atij dhe Tan Brahimit, Tito i thotë: “Të dukem gjë ndonjë hije që kalon dhe nuk flet” dhe Luizi i thotë se ‘po mbaronte të ikte në banjë’.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Më fal, të dukem gjë ndonjë hije, shtyllë, që kalon dhe nuk thua mirëmëngjes?

Luizi: A e ke seriozisht? Unë ju thashë tanave moj

Kiara: Seriozisht e ke ti, që kalon aty dhe ikën e kthen kurrizin

Luizi: Isha duke mbaruar të ikja në banjë

Kiara: Apo bën interesantin kot

Luizi: A e ke seriozisht?

Kiara: Po ik o Luiz