U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana na tregon takimin e parë të Jonit me Diellin e deri tek fotoja para se të shkonte në sallën e lindjes – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana na tregon takimin e parë të Jonit me Diellin e deri tek fotoja para se të shkonte në sallën e lindjes

U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana na tregon takimin e parë të Jonit me Diellin e deri tek fotoja para se të shkonte në sallën e lindjes

19 tetori ishte një ditë e bekuar për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, sepse ata u njohën me të voglin e tyre, Diell.

Moderatorja e njohur solli në jetë djalin e saj të dytë dhe sigurisht që nuk kishte ditë më të bukur se ajo e djeshmja për të dhe regjisorin.

Lajmin e bukur e dha vetë Eduarti duke pozuar me të voglin në krahë, ndërsa Arbana publikoi një foto të duarve të të katërve si familje e falenderoi të gjithë për urime.

Këtë javë ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa ditën e djeshme Arbana postoi edhe fotot e para pas shtatzënisë në Instagram.

Ajo u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat e saj.

Ndërkohë, ditën e sotme, moderatorja ka ndarë në Instastory selfien e fundit të shtatzënisë.

Ajo shihet e veshur me rroba të bardha, teksa ka qenë duke pritur për të shkuar në sallën e lindjes.

Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë!

Po ashtu, ajo ka postuar edhe një foto nga takimi i parë i Jonit me Diellin, ku shihen dy duart e vëllezërve, duke na emocionuar të gjithëve.

Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë

Kujtime të tilla janë mjaft të veçanta e padyshim meritojnë të regjistrohen.

Pas lindjes së Diellit, Eduarti ka treguar se është një baba i përkushtuar, duke mos u ndarë fare nga i vogli. Pak ditë më parë ai surprizoi Arbanën, duke i dhuruar moderatores një varëse me emrat e dy djemve të saj, të cilën Arbana e ka dashuruar.

Ajo e ka vendosur varësen në qafë dhe ka ndarë një video ku sytë i shkëlqejnë nga lumturia, teksa na i ngrihu zemrat të gjithëve!

Kujtojmë se Arbana është autore dhe drejtuese e programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe pak kohë pas lindjes do të shfaqet sërish në ekran për sezonin e ri të tij.