NIS PROJEKTIN E RI NË RADIO/ Albana Osmani flet për largimin nga Top Channel (FOTO) – AlpeGossip
NIS PROJEKTIN E RI NË RADIO/ Albana Osmani flet për largimin nga Top Channel (FOTO)

NIS PROJEKTIN E RI NË RADIO/ Albana Osmani flet për largimin nga Top Channel (FOTO)

Moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Albana Osmani, e cila prej disa kohësh i është përkushtuar fondacionit “Ti je një luledielli”, njoftoi ditën e djeshme se do të rikthehej sërish në ekran me një projekt të ri.

“O1. Ndize jetën tënde. Së shpejti.”- shkruante moderatorja, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një radio.

Në rrjet u aludua se moderatorja do të largohej nga Top Channel për të nisur projektin e ri, megjithatë ajo sqaroi njëherë e mirë në Instastory lajmet për largimin.

“Nuk do largohem nga Top Channel. Unë do shtoj ëndrrat e mia. Nuk do ti heq ato. O1 Radio. Ndize jetën tënde. Së shpejti.”- shkroi Albana krahas postimit.