ARSYEJA ISHTE FAMILJA? Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos pas ndarjes – AlpeGossip
ARSYEJA ISHTE FAMILJA? Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos pas ndarjes

ARSYEJA ISHTE FAMILJA? Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos pas ndarjes

Megjithëse nuk e pranuan asnjëherë publikisht romancën e tyre, është bërë e ditur se marrëdhënia e koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka marrë fund.

Sipas burimeve për “Panorama”, Alba dhe Albi bashkëjetonin prej kohësh në shtëpinë e këtij të fundit.

Mirëpo pas ndarjes Alba është larguar nga shtëpia e partnerit dhe ka marrë me vete gjërat e saj.

“Panorama” shkruan se ky vendim lidhet me ndikimin që kanë patur familjet e secilës prej palëve.

Albi ka treguar shpeshherë se bazohet në sugjerimet e prindërve pasi janë shumë të rëndësishëm për të, ndërsa rikujtojmë se babai i koreografit, Llaqi Nako, është shprehur më herët se nuk dëshironte që Albi të martohej me një balerinë.

Gjithashtu thuhet se prindërit e Albës ishin skeptikë për të bijën, duke marrë parasysh si përfundoi historia e koreografit me Klaudia Pepën.

Dyshja nuk ndiqet më në Instagram dhe ende nuk dihet nëse vendimi i ndarjes së tyre është përfundimtar.

Mirëpo si gjithmonë, ata kanë vendosur të mos flasin as kësaj here publikisht.