2018-ta paska qenë vit rikthimesh: Bashkohen pas 18 vitesh grupi i famshëm i vajzave - AlpeGossip
2018-ta paska qenë vit rikthimesh: Bashkohen pas 18 vitesh grupi i famshëm i vajzave

2018-ta paska qenë vit rikthimesh: Bashkohen pas 18 vitesh grupi i famshëm i vajzave

Spice Girls po planifikon të rikthehet! Vajzat e famshme të viteve ’90-të kanë konfirmuar se po punojnë për të përfituar nga mundësitë e reja që po u jepen.

Ato janë shprehur se gjithnjë kanë qenë në dijeni se sa shumë interes ka patur nga e gjithë bota për to.

Mendojmë se është koha e duhur për të eksperimentuar mundësi të reja së bashku.”- tregojnë ato.

‘Wannabe’ ishte hiti që i solli vajzave kulmin e famës në 1996-ën, për tu ndarë rreth 6 vite më vonë.

E ndërsa tanimë, 5 pjestaret duke filluar që nga Victoria Beckham, Emma Bunton, Geri Horner, Mel Brown dhe Melanie Chisholm janë ritakuar sërish të shoqëruara nga ish-menaxheri i tyre.

Kaluam kaq mirë gjithë pasditen duke kujtuar kohën fantastike që kemi kaluar bashkë. Të gjitha biem dakord kur themi se ka shumë mundësi të kthejmë sërish ‘Spice Girls’ në esencën e tyre origjinale, e cila bazohet tek mesazhi i fuqizimit të gruas për gjeneratat në vazhdim.”- vazhdojnë ato.

E vetmja që s’do të marrë pjesë në performancën e rikthimit sipas CNN, është Victoria Beckham.