Ju zbulojmë sekretin e madh të koncertit të Elvana Gjatës – AlpeGossip
Ju zbulojmë sekretin e madh të koncertit të Elvana Gjatës

Ju zbulojmë sekretin e madh të koncertit të Elvana Gjatës

Edhe pse këngëtarja e “Forever is Over” ka punuar në fshehtësi të plotë, ashtu siç bën për çdo projekt të sajin, lajmi për koncertin privat doli tashmë në media. Dhe sonte, (E shtunë, 3 shkurt) është dita e këtij eventi që përkon edhe me ditën e saj të lindjes.

Sipas burimeve të Anabel.al, koncerti do të jetë tërësisht me dyer të mbyllura dhe nuk do të ketë media të pranishme. Gjithashtu, rreth 100 të ftuarëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të mos fotografojnë apo filmojnë me celular.

E gjithë kjo privatësi dhe siguri e lartë në koncert është thjesht një masë për të ruajtur këtë shfaqje nga çdo ekspozim i rrëmujshëm në media sociale, në mënyrë që publikut t’i vijë e plotë siç është menduar dhe projektuar prej muajsh.

Ky është koncerti i parë që Elvana Gjata bën në Shqipëri pas 2 vitesh largimi në Shtetet e Bashkuara dhe koncerti i parë ndonjëherë që ajo organizon me të ftuar dhe jo me publik të thjeshtë.

Koncerti, do të jetë gjithashtu promovimi i një albumi krejtësisht të ri në shqip, që sjell dhe bashkëpunimin e saj të parë me një prej kantautorëve më të mirë, Pirro Çakon.