Ermal Mamaqi “thumbon” Afërdita Dreshajn: Po mi të keqen, e gjete burrin ti… – AlpeGossip
Ermal Mamaqi “thumbon” Afërdita Dreshajn: Po mi të keqen, e gjete burrin ti…

Ermal Mamaqi “thumbon” Afërdita Dreshajn: Po mi të keqen, e gjete burrin ti…

Këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj është duke përjetuar një ndër periudhat më të bukura të jetës së saj. Vetëm pak kohë më parë ajo u surprizua nga i dashuri i saj me një propozim për martesë, ndërsa tashmë është duke u përgatitur për detajet e fundit të dasmës së saj. Më 29 qershor pritet që të organizohet në Miami dasma e saj madhështore me lojtarin kroat të hokejit, Jakub Kindl.

Mbrëmjen e djeshme Afërdita ka publikuar një foto në Instagram ku tregon se është e rrethuar vetëm nga ndjenja të mira. Në këtë foto nuk ka munguar një koment nga moderatori Ermal Mamaqi.

“Po mi të keqen po…e gjete burrin ti. Ja hodhe. Po ne të tjerët çfarë të bëjmë”, ka komentuar me humor Ermal Mamaqi.

Nga ana tjetër edhe Afërdita e ka kaluar me humor këtë koment dhe i ka bërë ftesë që të takohen në Miami.

“Po të pres në Miami”, shkruan Afërdita duke na bërë të dyshojmë se edhe Ermali mund të jetë një ndër personazhet e famshme shqiptare, i cili do të jetë i ftuar në dasmën e saj.