NUK FLASIN ME NJËRI-TJETRIN/ Si reaguan Roberti dhe Nora për lindjen e djalit të dytë të Tunës? – AlpeGossip
NUK FLASIN ME NJËRI-TJETRIN/ Si reaguan Roberti dhe Nora për lindjen e djalit të dytë të Tunës?

NUK FLASIN ME NJËRI-TJETRIN/ Si reaguan Roberti dhe Nora për lindjen e djalit të dytë të Tunës?

Ditën e djeshme, Tuna na surprizoi të gjithëve me fotot që publikoi në llogarinë e saj në Instagram. Pa na folur kurrë më herët për shtatzëninë e saj, këngëtarja tregoi se u bë nënë për herë të dytë.

Tuna solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen. Ndërkohë që rrjeti ziente nga dyshimi se a është apo jo Patrisi babai i fëmijës së porsalindur, Berisha publikoi në InstaStory-n e tij një ndër fotot që kishte postuar Tuna në Instagram, krahas së cilës shkruan:

“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin e ka shoqëruar me emoji zemër.

Me këtë reagim të tij, Patrisi iu dha një përgjigjje të gjithë aluduesve.

Të shumtë janë personazhet VIP që e uruan këngëtaren për lindjen e djalit të dytë, mes tyre edhe Dafina Zeqiri. Siç të gjithë e dimë, dy vajzat s’kanë pasur raporte të mira dhe prej disa kohësh nuk flisnin bashkë. Megjithatë, duket se gjithçka është sheshuar dhe Dafina e uroi këngëtarjen për lindjen.

Urimin e saj, Tuna e ripostoi në InstaStory.

Përsa i përket ish-kunatës së saj, Nora Istrefi, duket se marrëdhënia vazhdon të mbetet e tensionuar. Tuna dhe Nora vazhdojnë të mos flasin me njëra-tjetrën dhe mes të gjithë personazheve që e kanë uruar për lindjen, mungon urimi i Norës.

Po ashtu, urimi i Robertit që është bërë sërish xhaxha, nuk është parë askund. Duket se ata kanë vendosur të shkëpusin çdo raport me këngëtaren, duke mos e uruar as në këtë ditë të rëndësishme.