Pas ndarjes nga Bora Zemani, jeta personale e Vin Velit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe pak kohë më parë u përfol se DJ kishte nisur një lidhje të re.
Shkak u bë një video ku Vini shfaqej duke u argëtuar pranë një vajze bukuroshe për të cilën u tha se është e dashura e tij.
I ftuar sot në “Trokit”, Vini foli për herë të parë për këtë lidhje të përfolur në media duke u shprehur: “Nuk ishte lidhje ajo, nuk ka lidhje”.
Dj u shpreh se u shqetësua për mikeshën e tij pasi dolën lajmet se ata janë në një lidhje.
“Unë u shqetësova më shumë për mikeshën time. Pse duhet të dali ajo nëpër portale, e sheh familja. Ndonjëherë mund të dal me vajzën e tezes dhe të thonë e ka të dashur. Kështu është bërë kjo punë”, u shpreh Vini./Xing.al




















![Albani di sesi të jetë në top-formë, ja si e nis ditën [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/albanoo-400x362.jpg)



