“MENDOJA SE ISHA I PJEKUR”/ Eugent Bushpepa zbulon gabimin më të madh të jetës së tij – AlpeGossip
“MENDOJA SE ISHA I PJEKUR”/ Eugent Bushpepa zbulon gabimin më të madh të jetës së tij

“MENDOJA SE ISHA I PJEKUR”/ Eugent Bushpepa zbulon gabimin më të madh të jetës së tij

Këngëtari i njohur Eugent Bushpepa njihet për talentin dhe stilin e tij në muzikë veçanërisht të zhanerit ‘rock and roll’. Së funmdi ai ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale ku ka ndarë për ndjekësit detaje që nuk i dinim më parë.

I ftua në “A Live Night”, këngëtari ka rrëfyer gabimin më të madh që ka bërë ndonjëherë në jetën e tij dhe është hapja e një biznesi. Sipas Eugentit pas mbarimit të “Eurovisionit” ai kishte pasur në plan të merrej me një album ose të kishte një biznes, i cili nuk i shkoi ashtu siç duhej dhe pati përplasje më karrierën e tij muzikore duke e lënë pas dore.

“Pas Eurovison kisha dy plane ose do merresha me një album ose me një biznes dhe unë nuk jam tip që mund të hap biznese dhe e kam marrë vesh vonë. Një ndër gabimet më të mëdha gjatë karrierës time ka qenë hapja e një biznesi ku unë performoja, ishte më shumë një diçka për të afruar njerëzit afër vetes, por që nuk shkoj ashtu si duhej.

Më mori energji të tepërta, më la pa kompozime të reja edhe pse kisha përballjen e publikut, merrja ngrohtësinë e publikut javë për javë, por nga ana tjetër, nga pikëpamja artistike e të bërit art më la shumë mbrapa. Kështu që, një nga gabimet më të mëdha të jetës time kjo mund të ketë qenë. Ka ndodhur para 3 vitesh dhe unë që mendoja se isha i pjekur”,- tregoi Bushpepa