Vajza tetë vjeçare gjen shpatën 1,500 vjeçare në liqen (FOTO) - AlpeGossip
Vajza tetë vjeçare gjen shpatën 1,500 vjeçare në liqen  (FOTO)

Vajza tetë vjeçare gjen shpatën 1,500 vjeçare në liqen (FOTO)

Vajza, 8 vjeçare ka nxjerrë një shpatë 1,500 vjeçare nga liqeni në Suedi.

Si një skenë nga filmat King Arthur apo Harry Potter, në pushimët verore vajza tërhoqi lart një objekt të panjohur për të nga thellësia e liqenit Vidostrn në Suedi, transmeton Indeksonline.

Saga tha për një radio lokale ‘The Local’ :”Ndjeva diçka në ujë dhe e ngrita atë. Pastaj ishte një dorezë dhe unë shkova t’i tregoja babait tim se ajo dukej si një shpatë”.

Shpata e tërhequr nga liqeni Vidostrn fillimisht mendohej se ishte rreth 1.000 vjet, por një vlerësim i ri nga një ekspert thotë se ajo daton rreth 1.500 vjet më parë.