”NUK MUND TA MOHOJ QË…”/ Pas publikimit të këngës së RTSH-së, Elvana Gjata ka diçka për të thënë – AlpeGossip
”NUK MUND TA MOHOJ QË…”/ Pas publikimit të këngës së RTSH-së, Elvana Gjata ka diçka për të thënë

”NUK MUND TA MOHOJ QË…”/ Pas publikimit të këngës së RTSH-së, Elvana Gjata ka diçka për të thënë

Ditën e sotme në Youtube u publikuan këngët e “Festivalit të 58 të RTSH-së”. Një ndër to është kënga “Me tana’ e këngëtares së njohur Elvana Gjata, e cila deri më tani është një ndër më të pëlqyerat e publikut. Ajo numëron mijëra klikime në kanalin e Youtubit, ndonëse nuk ka shumë që është hedhur.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Elvana iu ka shprehur mirënjohjen të gjithë fansave që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin. “Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju, po ju jep gëzim. Nuk ka kupë, fitore, festival që mund të më japi atë që ju më keni dhënë në më shumë se një dekadë. Përulem para jush. Tan jetën ju dua me tana”, ka shkruar Elvana krahas videos së publikuar,në të cilën jepet një pjesë e kengës.

Kujtojmë festivali i Këngës do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Finalja do të mbahet në datën 22 dhjetor ku edhe do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision.