“MË PËRDHUNOI DHE MË LA SHTATZËNË!”/ Drake dërgon në gjykatë fansen e fiksuar pas tij – AlpeGossip
“MË PËRDHUNOI DHE MË LA SHTATZËNË!”/ Drake dërgon në gjykatë fansen e fiksuar pas tij

“MË PËRDHUNOI DHE MË LA SHTATZËNË!”/ Drake dërgon në gjykatë fansen e fiksuar pas tij

Reperi i hitit “In My Feelings” ka paditur një grua me emrin Layla Lace, pasi kjo e fundit e akuzon Drake se e ka përdhunuar dhe për këtë arsye, ajo mbeti shtatzënë. 31-vjeçari, ka listuar një sërë akuzash ndaj saj, si mashtrim, shpifje dhe prishje të gjendjes emocionale.

Ai u shpreh në Gjykatë se u takua për herë të parë me Lace në shkurt të vitit 2017 në Manchester, gjatë turit të tij “Boy Meets World Tour” në Angli.

Drake pranoi se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale pas koncertit dhe nënvizoi se Layla ishte shumë e lumtur për këtë fakt, madje kishte realizuar edhe seks oral për reperin.

Reperi nga Kanadaja nuk ndalet! Ai tregon se Lyela e kishte kërcënuar në mesazhe  dhe më pas e kishte bërë të ditur se është i ati i fëmijës së saj. Mirëpo reperi nuk e beson aspak këtë, e aq më shumë kur ajo refuzon kategorikisht të bëjë testin e atësisë.

“Nuk ka asnjë dëshmi të besueshme të shtatzënisë, e nuk ka asnjë fëmijë “ – përfundoi Drake përpara Gjykatës.