ÇFARË NDODHI? Pas spektaklit, Semi shpërthen në lot! Ja si e ngushëllon Monika – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Pas spektaklit, Semi shpërthen në lot! Ja si e ngushëllon Monika

ÇFARË NDODHI? Pas spektaklit, Semi shpërthen në lot! Ja si e ngushëllon Monika

Pas përfundimit të spektaklit mbrëmjen e djeshme, Semi Jaupaj nuk është ndjerë mirë. Konkurrentja ka dalë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” për të qëndruar vetëm dhe për të marrë ajër.

Ajo po qëndronte e ulur tek shkallët gjatë kohës që qante. Ishte Monika Lubonja ajo që e vuri re e para dhe iu afrua menjëherë ta qetësonte. Aktorja nisi ta pyeste fillimisht se çfarë e ka bërë të ndihet keq e më pas i tregoi se nuk ka asnjë arsye që të bëhet keq, sepse është një vajzë shumë e fortë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pjesë nga biseda:

Monika: Ça ke shpirt? Ti mërzitesh për Donaldin…

 

 

Semi: Jo, nuk mërzitem për lojën jo.

Monika: Mërzitesh për Donaldin thash. Ai e di shumë mirë kush je ti. Ai të do me shpirt.

Semi: Nuk mërzitem për Donaldin.

Monika: Edhe unë jam shumë e mërzitur sot, sepse kam bërë gafë të madhe që më është keqkuptuar.

Semi: Nuk jam mirë.

Monika: Hajde të mbajmë njëri-tjetrin se edhe këto grimcat, budalliqet po na shkatërrojnë kot. Nuk jemi njerëz të tillë. Të lutem, shpirt. Ti je gocë shumë e mirë, të lutem shpirt. Semi, të lutem!

Semi: Nuk duroj dot më.

Monika: Me motrën tënde, me Fifin, ke Donaldin, na ke ne të gjithë. Të lutem Sem!

Fifi: Sem a muj me dit ça ke shpirt.

Semi: S’mund të duroj dot.

Monika: Ti je shumë e fortë Sem dhe je vetëm ok në çdo gjë Sem. Je shumë e zgjuar, e logjikshme në të gjitha debatet. Do t’i them Donaldit të vijë? Ça do na thuaj?

Fifi: E do një birrë?

Semi: Po.

Monika: Ti ke fituar gjithçka. Je shumë e zgjuar shpirt.

Semi: Nuk e di çfarë kam.

Monika: Hiç asgjë nuk ke, ja ndejte içik kohë pa pirë cigare…