E AKUZOI SE PËRDOR LËNDË NARKOTIKE/ Igli i kthehet keq Monikës: Mos mu afro… – AlpeGossip
E AKUZOI SE PËRDOR LËNDË NARKOTIKE/ Igli i kthehet keq Monikës: Mos mu afro…

E AKUZOI SE PËRDOR LËNDË NARKOTIKE/ Igli i kthehet keq Monikës: Mos mu afro…

Gjatë spektaklit të së martës mbrëma të “Big Brother VIP”, pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u bë edhe aktori i njohur, Igli Zarka. Edhe pse ka vetëm pak ditë aty brenda, ai është kthyer menjëherë në qendër të vëmendjes së banorëve dhe publikut. Kjo për shkak të disa deklaratave dhe veprimeve që ka bërë gjatë kësaj periudhe fare të shkurtër.

Dy ditë më parë, ai iu kthye keq Semit, kur këngëtarja e preku te gjuri. Igli i tha se ka njerëz që e presin jashtë dhe këtë veprim nuk ja lejon as asaj dhe as ndonjë banori tjetër në shtëpi. Gjithashtu, artisti ka thënë se ka hyrë i vetëm në shtëpi dhe nuk ka si qëllim të krijojë shoqëri apo kontakt me asnjë.

Ndërkohë puntatën e një nate më parë të “Big Brother VIP”, pasi u transmetua një video që përmblidhte disa nga momentet më pikante të qëndrimit të Zarkës në shtëpi, në një pjesë të saj u shfaq Monika.

Kjo e fundit preku hundën me dorë, duke nënkuptuar se Igli konsumon lëndë narkotike në jetën jashtë shtëpisë. Monika dhe Igli njiheshin nga jashtë për shkak të profesionit si aktorë, por vetëm kaq. Ai tha se janë parë nga larg, por nuk janë ulur kurrë në një tavolinë.

“Asgjë e paparashikuar për mua, madje pop res akoma se ka akoma material. Të gjithë e dimë se këtu ka dhjetë milionë shikues dhe të gjithë do gjejmë një mënyrë për të thënë ose sulmuar diçka, prandaj nuk më prish asnjë lloj pune ajo që pash në atë video.

Unë e pata shumë të vështirë të përshtatem në këtë lloj formati. E di se çfarë thonë për mua nga mënyra se si shikojnë, pa qenë nevoja t’i dëgjoj. E kam pak të vështirë të përshtatem me njerëz që jeta nuk do më lidhte kurrë. Sepse të tilla janë vendimet e mia. Jetoj në një botë të lirë dhe marr vendime”, tha Igli kur u pyet në lidhje me videon.

Ndërkohë pas përfundimit të spektaklit, Monika i kërkoi Zarkës që të flasin, por ai e refuzoi.