PAS LARGIMIT NGA ORA NEWS/ Kastro Zizo nis një eksperiencë të re televizive – AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA ORA NEWS/ Kastro Zizo nis një eksperiencë të re televizive

PAS LARGIMIT NGA ORA NEWS/ Kastro Zizo nis një eksperiencë të re televizive

Para disa ditësh Kastro Zizo zbuloi se këtë sezon të ri televiziv, programi i tij “Late Nigh Show” nuk do të ishte më pjesë e Rtv Ora. Gjithashtu ai u shpreh se kishte gati disa projekte, në të cilat me shumë mundësi do të qëndronte në prapaskenë si autor, regjizor apo producent.

Ne kemi arritur të zbulojmë detajet nga projekti i parë që ai do të sjellë shumë shpejt dhe që mban emrin “Urta Fest”. Burime pranë Kastros na bëjnë me dije se ky do të jetë një kompeticion i dedikuar tërësisht promovimit të rrymës hip-hop, reggae, reggaeton e dance hall dhe do të jetë i ndarë në dy faza. E para do të zhvillohet në një studio muzikore të adaptuar, ku artistët pjesmarrës do të prezantojnë projektet e tyre dhe do të kenë gjithashtu një hapsirë për të bërë freestyle. Ndërkohë që faza e dytë nis 3 javë më vonë, kur nis dhe konkurimi i vërtetë, që pritet të zgjasë në tërësi 12 javë.

Ideja për të organizuar këtë kompeticion ka ardhur si pasojë e mbingarkesës me këngë në treg, por pas asnjë orientim apo etalon matës dhe për t’i dhënë mundësinë talenteve të reja të shprehin veten por dhe të qëndrojnë larg veseve urbane. Një detaj tjetër është se festivali më shumë do të ketë mentorë se sa juri, madje herë pas here në studio do të jenë të ftuar figura të rëndëssishme të rrymave përkatëse. Juria reale e “Urta Fest” do të jetë publiku.

Projekti i ri i Kastros pritet të nisë në javën e dytë të marsit, megjithatë ende nuk është vendosur se në cilin televizion do të transmetohet.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të urojmë sa më shumë suksese për Kastron! /News31.al