PAS BETEJËS PESËVJEÇARE/ Dhuruesi i spermës fiton të drejtën e atësisë mbi vajzën 11-vjeçare – AlpeGossip
PAS BETEJËS PESËVJEÇARE/ Dhuruesi i spermës fiton të drejtën e atësisë mbi vajzën 11-vjeçare

PAS BETEJËS PESËVJEÇARE/ Dhuruesi i spermës fiton të drejtën e atësisë mbi vajzën 11-vjeçare

Një donator sperme është vendosur nga një gjykatë në Australi si babai i një vajze 11-vjeçare.

Burri luftoi për të ndaluar nënën biologjike të vajzës dhe gruan e saj që të largoheshin nga Zelanda e Re së bashku me fëmijën.

Vendimi i gjykatës përmbysi një vendim të mëparshëm kur thuhej se ai nuk kishte të drejta ndaj vajzës.

Ekspertët tani thonë se rasti zgjeron hapësirën ligjore për atë se kush mund të konsiderohet prind në Australi.

Avokati i donatorit të spermës, Tahlia Bleier, tha se klienti i saj ishte shumë i lumtur që mori të drejtën e atësisë pas një beteje pesëvjeçare.

49-vjeçari dhe nëna e fëmijës, e cila ishte single në atë kohë, kishin qenë miq kur burri pranoi ti dhuronte spermën në vitin 2006.

Ata ranë dakord ta rrisnin fëmijën së bashku, por më pas kishin një përplasje mes tyre. Avokatët e gruas pretenduan se ai nuk ishte babai.

Megjithatë, 49-vjeçari u identifikua si prind në certifikatën e lindjes së vajzës dhe ajo e quan atë “Baba”.

Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Australisë vendosi se kishte të drejtën e statusit ligjor të një prindi. Kjo në mënyrë efektive do ndalojë gruan dhe vajzën të largohen nga Zelanda e Re.