PREJ NJË VITI E ZHDUKUR NGA EKRANI/ Çfarë ka ndodhur me Sheila Haxhiraj – AlpeGossip
PREJ NJË VITI E ZHDUKUR NGA EKRANI/ Çfarë ka ndodhur me Sheila Haxhiraj

PREJ NJË VITI E ZHDUKUR NGA EKRANI/ Çfarë ka ndodhur me Sheila Haxhiraj

Fituesja e “X Factor”, Sheila Haxhiraj dikur ishte një nga këngëtaret që bënte namin, si me videoklipet ku shfaqej plot stil, por edhe fotot që publikonte në rrjete sociale.

Mirëpo prej më shumë se 1 viti ajo është zhdukur nga ekrani dhe nga rrjetet sociale.

Ajo i ka fshirë të gjitha fotot nga Instagrami dhe postimi i fundit i përket shtatorit të kaluar.

Videoklipi i fundit i Sheilës është “T’iki T’iki” i cili u publikua në nëntor të vitit 2017 dhe u pëlqye shumë.

Mirëpo pas këtij klipi, Sheila nuk ka sjellë asnjë projekt të ri, bën të ditur Xing.al.

Hera e fundit kur ajo u komentua në media ishte vitin e kaluar për fotot ku shfaqej e veshur me një rrjetë.

Nuk dihet ende ç’bëhet me Sheilën, por të gjithë jemi në pritje që ajo të rikthehet me një videoklip të ri./Xing.al