ROVENA DILO BËHET NOSTALGJIKE/ Kthehet pas në vite dhe kujton një nga eksperiencat më të bukura – AlpeGossip
ROVENA DILO BËHET NOSTALGJIKE/ Kthehet pas në vite dhe kujton një nga eksperiencat më të bukura

ROVENA DILO BËHET NOSTALGJIKE/ Kthehet pas në vite dhe kujton një nga eksperiencat më të bukura

Këngët e shekullit” ka qenë një nga programet më të ndjekura, që rikujtonte këngët më të bukura popullore dhe të lehta që kanë lënë gjurmë në kulturën shqiptare. Çdo mbrëmje ftoheshin këngëtarë shqiptarë për të sjellë në versionin e tyre këto këngë. Artistët që e kanë provuar të ngjiten në skenën e “Këngët e shekullit” e kujtojnë si një ndër eksperiencat më të bukura dhe emocionuese. Të njëjtën gjë ka ndjerë së fundmi edhe Rovena Dilo, duke sjellë në mendje një nga performancat e saj në këtë emision. Ajo ka publikuar një foto të shkrepur nga edicioni i parë i “Këngët e shekullit”, kur ka interpretuar këngën “Në moshën e rinisë” të Parashqevi Simakut. “Edicioni i parë i ‘Këngëve të Shekullit’, një ngjarje e vërtetë artistike. Kohë të mrekullueshme, punë, shoqëri, ngjarje, ide…ishte viti 2005! Rikujtim dhe rizgjim i 10-tra këngëve shqiptare. Kjo foto është bërë nga Marsel Rexhini ndërsa këndoja “Në moshën e Rinisë”… Një këngë e interpretuar më parë nga Parashqevi Simaku”, – ka shkruar Rovena bashkangjitur fotografisë së postuar.

Në foto vihet re se pavarësisht kohës që ka kaluar, Dilo vazhdon të jetë po e njëjta në pamjen e saj. Rovena ka gati 30 vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe falë talentit të saj ka arritur t’i rezistojë kohës dhe të mbetet një ndër artistet e preferuara të publikut.