Ata janë ndër personat më të komentuar në media.
Këngëtarët e njohur të estradës shqiptare, aktorët, futbollistët, prezantuesit e rrethi i tyre i ngushtë janë personat më me bujë në tregun e ngarkuar të ekranit, shkruan lajmi.net
Puna e tyre prej të cilës përfitojnë shuma të majme parash ka bërë që ata të jetojnë një jetë super luksoze.
Në fakt disa prej tyre po ‘lahen’ në luks dhe këtë e tregojnë vetë nëpërmjet reklamimit të blerjeve të reja nëpër rrjete sociale dhe e bëjnë pa asnjë problem e me shumë qejf.
Duke u bazuar në këtë pavarësisht se jeta private e fytyrave të njohura publike është në fokus të veçantë, vëmendjen mediatike dhe atë të publikut e marrin edhe shpenzimet tejet të mëdha që ata bëjnë për garderobë duke u nisur nga orët e dorës e deri tek rripi.
Është një faqe e hapur në rrjete sociale me emrin ‘What They Wearin’ ajo e cila në detaje po publikon çmimet marramendëse të blerjeve të tyre dhe ky realitet i ka shokuar fansat (ndjekësit) e shumtë që kanë.
Blerim Destani, Ledri Vula, Bebe Rexha, Majk, Nora Istrefi, Adelina Tahiri, Getoar Selimi, Alketa Vejsiu, Ariana Fejzullahu (gruaja e këngëtarit Ermal Fejzullahu) janë vetëm disa nga emrat që janë vënë në fokus.
Lajmi.net ju sjell çmimet e disa prej blerjeve të tyre:
Blerim Destani
Aktori i njohur shqiptar dhe shumë i suksesshëm në vend dhe botë, Blerim Destani ka blerë orë të markës ‘Richard Mille’ në vlerë prej 800.000 euro, gjithashtu edhe një ‘Royal’ e cila kap çmimin e 43.875 e.
Adelina Tahiri
Këngëtarja Adelina Tahiri njihet për jetën e saj super luksoze dhe hargjimet e shumta që bën. E gjithashtu edhe burri i saj biznesmen po i pështatet dëshirës së saj ku edhe i ka propozuar martesë me një unazë e cila kushton 5.360 euro.
Ajo ka blerë edhe një palë veshje skijimi të cilat kapin shumën hiq më pak se 2.010 euro e edhe orën ‘Hublot’ 13.150 e.
Noizy
Reperi nga Shqipëria Noizy, i cili gjithashtu njihet për një jetë super të shtrenjtë dhe që shpenzon për vetura super luksoze nuk e len keq të ndajë shuma të majme edhe për veshje.
Një orë e tij e markës ‘Rolex’ kushton 31.850 euro dhe tjetra ‘Royal’ që kap çmimin 113.475 euro.
Morena Taraku
Modelja e njohur Morena Taraku shpenzon shumë duke filluar nga këmbët e deri tek koka. Një çantë e markës ‘Gucci’ që ajo e bartë ka çmimin 980 euro ndërsa rripi ‘LousVuitton 410 euro.
Morena shihet se është e dhënë shumë pas çantave prandaj një të markës’ Givechy’ e ka paguar 2.000 euro.
Marina Vjollca
Gruaja e Getoar Selimit, prezantuesja Marina Vjollca ka shpenzuar gjithmonë shumë e duke qenë se tani ajo dhe Geti janë 2 në 1 dhe të ardhurat sigurisht se i kanë të përbashkëta luksi sa vjen e shtohet.
Njëri nga fustanet me të cilin ajo u paraqit në një nga emisionet që udhëhiqte është 1.111 euro.
Një tjetër veshje e saj, elegante 2.290 euro e çizmet 1.350 euro.
Getoar Selimi
Lideri i grupit BabaStars jo rrallë herë ka qenë temë diskutimi sa i përket pamjes së tij të jashtme dhe shpenzimeve që bën për t’u veshur sa më me firmë.
Syzet e tij ‘Eagle’ kanë çmimin 1.350 euro e një maicë krejt e thjeshtë që Geti e bartë është 179 euro.
Majk
Reperi Majk bartë patike ‘Studded High-Top’ të cilat kushtojnë 745 euro. Ai vesh maicë 675 euroshe e syze ‘Verssace’ 245 e.
Ledri Vula
Ashtu si Blerim Destani, Noizy, e të tjerët edhe Ledri Vula shpenzon në orë.Njëra prej tyre e markës ‘Rolex’ kap çmimin 17.150 euro.Për patikat ‘Sneakears’ Ledri ka paguar 795 euro.
Nora Istrefi
Këngëtarja Nora Istrefi për të dalë sa më mirë para publikut nuk e ka aspak problem për shumën që nxjerrë nga xhepi për t’i paguar garderobën. Ajo madje një palë çizme elegante dhe aspak të përditshme i ka paguar 2.860 euro. Ndërsa është zbuluar edhe çmimi i zinxhirit që Nora e ka bartur në natën e saj më të rëndësishme, atë të martesës e që kushton 1.295euro.
Bebe Rexha
Këngëtarja Bebe Rexha për një duks ka dhënë 1.800 euro e pantallonat e saj kristal kushtojnë 2.700 euro.
Ariana Fejzullahu (bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu)
Familja Fejzullahu janë njohur gjithmonë për jetën e tyre luksoze e sigurisht se edhe nusja e tyre Ariana shpenzon shumë për t’u veshur bukur.
Çanta ‘Gucci’ që ajo e bartë është 1.750 euro dhe patikat 395.
Capital T
Reperi Capital T njihet për stilin e veçantë të veshjes andaj shpesh e shohim me çantë. Njërën prej të cilave ka paguar 980 euro për ta marrë. E për ta blerë një maicë Kapo dha 495 euro.
Kida
Këngëtarja Kida ani pse e re në moshë hyri fuqishëm në botën e muzikës dhe arriti që të përfitoj shuma të mëdha parash nga profesioni të cilin më shumë e ka hobi dhe i shkon jashtëzakonisht.
Duke qenë se është fytyrë ekrani edhe ajo shpenzon shumë për garderobë, e një palë patike i ka marrë me 1.630 e për një palë çizme 379.
Granit Xhaka
Jeta luksoze nuk ka se si të mungoj edhe te Granit Xhaka, futbollisti i cili luan për ekipin e Arsenalit. Graniti një palë xhinse i ka paguar 550 euro ndërsa patikat 965.