STUDIMI: Furçat e grimit janë më të pista se tualetet! Çfarë duhet bërë? – AlpeGossip
STUDIMI: Furçat e grimit janë më të pista se tualetet! Çfarë duhet bërë?

STUDIMI: Furçat e grimit janë më të pista se tualetet! Çfarë duhet bërë?

Një studim i ri alarmues në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se furçat e grimit mund të jenë më të ndotura se një tualet – kjo u pa nga fotot e bëra në mikroskop, që tregojnë mjetet e mbështjella në myk, baktere, maja dhe mikrobe të tjera.

“Është e tmerrshme të shohësh sasinë e baktereve që potencialisht mund të ketë një furcë grimi”, tha dr. Suhail Alam për Jam Press.

Studimi kishte për qëllim të tregonte se si këta aksesorë kozmetikë mund të shndërrohen në fabrika të vërteta mikrobesh nëse nuk mirëmbahen siç duhet – edhe pasi të përdoren vetëm disa herë.

Për të përcaktuar se çfarë fshihen në sipërfaqen e furçës, studiuesit morën mostra nga 12 aplikues kozmetikë dhe më pas analizuan secilin nën një mikroskop. Më pas ata shkrepën fotot e secilës shishe.

Rezultoi se më shumë baktere përmbanin furçat e rimelit, më pas ato të blush-it, si dhe të shkëlqyesave të buzëve.

Në rastin më të keq, këto furça mund të përhapin infeksione dhe të acarojnë lëkurën.

“Edhe pasi një person përdor një furçë grimi për herë të parë, ajo tashmë do të jetë duke formuar koloni bakteresh,” paralajmëroi Alam. “Me përdorim të përditshëm, furçat do të fillojnë automatikisht të mbledhin papastërtitë, ndotësit, vajin dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Kjo është arsyeja pse ato veprojnë si një terren i kënaqshëm për bakteret, duke çuar e irritime të lëkurës.

Ai vazhdoi:

“Nëse një furçë e kontaminuar bie në kontakt me syrin, mund të shkaktojë infeksione ose reaksione alergjike”.

Për fat të mirë, ndotja “mund të shmanget me një rutinë javore pastrimi”.

“Për t’i pastruar siç duhet furçat, ne sugjerojmë që furça të shkumëzohet në një larës të përshtatshëm të lëkurës, të masazhoni çdo qime në pëllëmbën e dorës, t’i shpëlani me ujë të vakët dhe më pas ta shtrydhni furçën për të hequr çdo lagështi të tepërt,” tha ai.

Burimi: NY Post