E pafalshme!
Mediat amerikane njoftuan se Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ishte në gjendje të renduar shëndetësore, për shkak të një operacioni në veshka. Mësohet se ajo ka kaluar pesë netë e shtruar në spital, ndërkohë që tashmë është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë .
“Ajo po pushon dhe është në gjëndje më të mirë shëndetësore. Kemi marë shumë mesazhe urimi për Zonjën Trump dhe ajo i falenderon të gjithë” – shkruhej në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit e Melania Trump.
Por “Twitter” u çmend, pas deklaratës së Presidentit Trump, i cili bëri të ditur se bashkëshortja e tij po e mer sërish veten.
“Është shumë mirë ta kemi sërish në Shtëpinë e Bardhë, të mrekullueshmen Zonjën e Parë. Melanie ndjehet më mirë. Faleminderit për të gjitha lutjet dhe urimet” – shkruan Donald Trump.
Por syrit të ndjekësve nuk mund t’i shpëtonte se Presidenti shkruajti gabim emrin e bashkëshortes së tij, e cila quhet Melania dhe jo Melanie. Trump fshiu menjëherë postimin pasi e kuptoi se kishte shkruar gabim.