Për tu ndier e bukur dhe e freskët/ Ja cilat janë truke për ta bërë makijazhin të qëndrojë 24 orë – AlpeGossip
Për tu ndier e bukur dhe e freskët/ Ja cilat janë truke për ta bërë makijazhin të qëndrojë 24 orë

Për tu ndier e bukur dhe e freskët/ Ja cilat janë truke për ta bërë makijazhin të qëndrojë 24 orë

Makijazhi është një ndër produktet kozmetike më të përdorura nga femrat në të gjitha botën. Sipas statistikave nga kompanitë lider në fushën e kozmetikës, është produkti i dytë më i përdorur pas buzëkuqit.

Me siguri edhe ju keni një të tillë në çantën tuaj në këto momente dhe po mendoni ta rivendosni në fytyrë pasi është fshirë. Ekspozimi në diell, temperaturat e larta, ngrënia, lëvizjet e vazhdueshme apo kalimi spontan i gishtave në fytyrë bëjnë që të mos rezistojë gjatë gjithë ditës.

Blogeret më të njohura kanë zbuluar një truk shumë interesant që e mban të fiksuar kremin pudër për shumë orë. Soda e bukës, ky produkt magjik bën mrekulli kudo dhe për këdo.

Pasi keni aplikuar kremin hidratues, lëreni që të veprojë derisa ta thithi lëkura dhe më pas me mollëzat e gishtave aplikoni sodë buke tek zona poshtë syve, hunda, mjekra dhe mbi buzë. Më pas vendosni korrektorin dhe kremin pudër të zakonshëm.

Pudra e bebes është një tjetër produkt që ndihmon në ruajtjen e kremit pudër dhe tualetit në përgjithësi.