TREND QË NUK IKËN KURRË/ Ja aksesori të cilin do ta gjeni tek të gjitha VIP-et tona (FOTO) – AlpeGossip
TREND QË NUK IKËN KURRË/ Ja aksesori të cilin do ta gjeni tek të gjitha VIP-et tona (FOTO)

TREND QË NUK IKËN KURRË/ Ja aksesori të cilin do ta gjeni tek të gjitha VIP-et tona (FOTO)

Koha kalon por disa trende nuk zhduken kurrë. Ato gjithmonë e gjejnë rrugën dhe rikthehen sërisht.

Një nga trendet që u kthye këtë verë janë vëthët rrumbullak. Po, këto vëthë kanë qenë gjithnjë pjesë e modës në një mënyrë ose tjetrën por ne adhurojmë se si ato kanë evoluar tani. Nëse më parë njihnim vetëm llojet bazike të këtyre vëthëve pra ato rrumbullaket e thjeshta, tani çdo gjë ka ndryshuar. Përveç se mund  ti gjejmë në forma dhe madhësi të ndryshme, tashmë mund ti hasim dhe me aksesorë të tjerë të shtuar.

  

  

Përveç se kanë qenë pjesë e sfilatave të modës, ky trend nuk ka munguar as në jetën e përditshme të njerëzve. Kudo të shihni, në rrugë ose në Instagram gjithmonë do të rastisni me dikë që i mban veshur. Mesa duket ashtu siç kanë qenë në modë ashtu dhe do të vazhdojnë të kthehen por me një ndryshim. Ato do të vinë gjithnjë e më të përmirësuara.

Kështuqë ta kini parasysh, nëse nuk keni një palë duhet ti blini patjetër pasi një gjë është e sigurt, do të jenë gjithmon në MODË!

Më poshtë ne do t’ju tregojmë vëthët rrumbullak që VIP-et tona kanë zgjedhur të përdorin. /AlpeGossip.al

Dafina Zeqiri

Elvana Gjata

Ilda Bejleri

Jonida Maliqi

Jona Spahiu

Kejvina Kthella

Lori Hoxha

Luana Vjollca

Oriola Marashi

Samanta Karavella

Sara Hoxha

Tayna

Xhemi Shehu

Xhensila Myrtezaj

Armina Mevlani