Kate Middleton nuk është një mama si gjithë të tjerat, e sërish sillet sikur të ishte e tillë!
Ajo është një dukeshë e një mama me kohë të plotë e duket se asnjëherë nuk ka lejuar që titulli i saj, titull që i dikton shumë rregulla, të mos ndikojë në mënyrën si ajo i edukon fëmijët e saj!
Përkundrazi, Kate po bën një punë shumë të mirë dhe sipas ekspertëve dhe nënat e tjera mund të mësojnë nga ajo!
Më poshtë do të listojmë 5 mësime prindërimi që mund të mësojmë nga familja mbretërore.
Kate Middleton refuzoi të kishte një kujdestare për fëmijët gjatë turneve apo eventeve ku duhet të jetë e pranishme.
Ajo preferon të qëndrojë vetë pranë fëmijëve, pa lënë dikë tjetër të kujdeset për ta.
Ruan privatësinë e fëmijëve.
Përveç rasteve kur familja mbretërore merr vëmendjen e të gjithëve gjatë ceremonive të ndryshme, Kate apo William tregohen shumë të kujdesshëm që gjatë pjesës tjetër të ditës fëmijët e tyre të mos fotografohen e të bëhen pjesë e tabloideve britanike.
Kujdeset që fëmijët e saj të kenë kujtime nga disa të rëndesishme si për shembull fotografia që Kate Middleton i bëri Charlottës, ditën e parë të kopështit.
I inkurajon fëmijët të zhvillojnë pasione që në moshë të vogël.
E mbani mend Princin George duke marrë leksione rreth sportit të skive kur ishte vetëm 3 vjeç?
Mos kini frikë se po tregoheni të rrepta.
Të gjithë e adhuruan Kate kur në dasmën e të motrës kritikoi fëmijët se duhet të rrinin urtë.
Tregoi që ishte autoritare, por në të njëjtën kohë mirëkuptuese.