ROMEO U KAP DUKE U PUTHUR ME NJË VAJZË/ Reagon Donaldi: Domethënë i kam bërë tatuazhet… (FOTOT) – AlpeGossip
ROMEO U KAP DUKE U PUTHUR ME NJË VAJZË/ Reagon Donaldi: Domethënë i kam bërë tatuazhet… (FOTOT)

ROMEO U KAP DUKE U PUTHUR ME NJË VAJZË/ Reagon Donaldi: Domethënë i kam bërë tatuazhet… (FOTOT)

Ditën e sotme në gjithë mediat rozë kryefjala ishte Romeo Veshaj. Aktori i humorit u “kap mat” në Barcelonë me një vajzë bjonde, me të cilën puthej dhe përqafohej. Fillimisht ishte “Revista Who”, që publikoi një video të tyre.

Vetëm pak orë pas publikimit të kësaj videoje, detaje të reja dolën në dritë. Burime ekskluzive për Iconstyle.al bënë të ditur se vajza që shfaqej përkrah Romeos quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë pasi dhe në bion e saj në Instagram e ka treguar diçka të tillë. Nga verifikimet e bëra, është vënë re po ashtu se ajo e ndjek Romeon në Instagram.

Ndërkohë pas publikimit të vidoes dhe fotove, nuk munguan aludimet se djali në video mund të ishte Donaldi dhe Romeo. Por veshja dhe mungesa e tatuazheve në këmbë e bënë më të lehtë identifikimin mes dy vëllezërve. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Donaldi, i cili ka pranuar po ashtu hapur se Romeo është shoqëruar me vajzën në fjalë në Barcelonë.

“Domethënë i kam bërë tatuazhet që të dalloj nga Romeo. I them Romeos bëj dhe ti tatuazhe në këmbë si mua, nuk do. Ja si del”, shkruan ai shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Fillimisht u dyshua se Romeo shoqërohej në Barcelonë nga Aleksia Peleshi, ndaj publikimi i videos me vajzën bjonde i habiti të gjithë.